E çuditshme! Meta dekoron izraelitët por njërit i fsheh fytyrën, kush është ushtaraku i mbuluar? (FOTO)

Presidenca fsheh fytyrën e një prej ushtarakëve izraelitë. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti Ilir Meta ka dekoruar bazën ushtarake të Ramlës, pjesë e Forcave izraelite të Mbrojtjes.

 

Ai i ka dorëzuar Kolonelit Golan Vach ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’ duke vënë në dukje se ky vlerësim iu shkon ushtarakëve izraelitë: ‘Për vullnetarizmin dhe gatishmërinë e menjëhershme, profesionalizmin e spikatur dhe sakrificat e pakursyera të treguara gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit të viktimave, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019’.

 

Mirëpo ajo që vihet re në fotot që kreu i shtetit ka publikuar në rrjetet sociale është fshehja e portretit të njërit prej ushtarakëve, të cilit në ndryshim nga të tjerët nuk i dallohet portreti.

 

Gazetarët kanë pyetur Presidencën mbi arsyen se pse ka zgjedhur të mbulojë fytyrën e ushtarakut mirëpo ende nuk e kanë marrë një përgjigje.

 

Dyshimet e para janë se ushtaraku në fjalë mund të jetë agjent sekret mirëpo publikimi i fotove me fytyrën e tij mbuluar është lexuar si gafë. Presidenca mund të kishte zgjedhur që thjesht ta shmangte nga fotoja ushtarakun por ka publikuar këto imazhe që kanë ngjallur me të drejtë shumë debat e dyshime.

 

Kjo është hera e parë që një institucion i lartë shtetëror si Presidenca, fshin fytyrën e dikujt nga fotoja zyrtare.

 

marre nga newsbomb.al

FOTO:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...