Ajo nuk kishte para për të blerë fustan për mbrëmjen e maturës. Shoku i saj i qepi një fustan të mrekullueshëm

181

Shumë vajza kanë dëshirë të duken si princesha të vërteta natën e tyre të maturimit. Një fustan i gjatë në stilin e Hirushes, çantë dore dhe kërkesa të tjera përfundimisht do të kushtojnë shumë.

- PUBLICITET -

 

I tillë ishte rasti me këta dy miq të mirë. Parker Smith është një mik i vërtetë i cili, në fillim, mori kohën për të kërkuar fustanin ideal për të dashurën dhe partnerin e tij Adriana Rast. Po, ata gjetën atë që ajo kishte imagjinuar, por çmimi ishte shumë i lartë dhe i pakapshëm. Ajo me shaka i tha Parkerit që ai tia qepte fustanin.

 

Pas kësaj bisede të dy qeshën ëmbël, sepse Parkeri nuk kishte qepur asnjëherë në jetë. Por si një mik i vërtetë, Parker e mori seriozisht detyrën dhe dhe filloi me punë. Ai donte që shoqja i tij të ndjehej me të vërtetë si një Hirushe e vërtetë natën e maturës.

 

Parker skicoi fustanin dhe filloi të mësonte si të qepë. Gjyshja e tij ishte ndihma më e madhe, por ai pranon se ai kishte dizejnuar disa pjesë të veshjes për të siguruar që të dukej perfekt. “Unë jam një perfeksionist, shtova më shumë guralecë se tek origjinali” tha Parker. Ai është me të vërtetë krenar që kreacioni i tij i parë i pëlqeu shumë partneres së tij. Do të ishte mirë nëse të gjithë do të kishin miq të tillë të sjellshëm, apo jo?

- PUBLICITET -