Sot do mbushte 36 vjeç! Zbardhet dëshmia e autorit që i mori jetën shqiptarit: Kur pashë viktimën, u largova nga tmerri!

Hetimet e policisë kanë zbardhur dëshminë e autorit që aksidentoi 36-vjeçarin nga Shqipëria Franko Gjinaj, i cili humbi jetën mbrëmjen e 19 janarit në Torino.

Sipas policisë, personi që ishte në timon nuk e ka ndaluar makinën dhe nuk e ka parë 36-vjeçarin duke e përplasur pasi në rrugën që po kalonte nuk kishte ndriçim dhe mjegulla ishte e dendur.

Sipas mediave italiane pas ngjarjes 34-vjeçari, i akuzuar si autori i aksidentit i tha policisë se e kishte ndaluar makinën por pasi e kishte parë viktimën nga tmerri ishte larguar nga vendngjarja.

Trupi i pajetë u gjet në rrugë nga një shofer, rreth orës 03:30 të mëngjesit. Ndërsa Policia italiane tha se: “shqiptari kishte qenë duke kaluar rrugën në momentin e aksidentit kur është përplasur makina”. Falë kamerave dhe copëzave që ishin gjetur në vendin e ngjarjes hetuesit arritën të gjurmojnë autorin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...