Ermal Mamaqi: Në film doja të bëja bashkë Berishën me Ramën, por Berisha më tha se…

Ermal Mamaqi gjatë emisionit “Tempora”, tregoi se ftesën për t’u bërë pjesë e filmit “I Love Tropoja” ia ka bërë edhe Sali Berishës, por ai e refuzoi. Madje ftesën të parit ja ka bërë Berishës dhe më pas Ramës.

Ermal Mamaqi: Doktor Berisha e mori edhe ai ftesën për të qenë pjesë e filmit, siç ishte edhe Edi Rama, por që e refuzoi.Sonila Meço: Pse e kishe të domosdoshme praninë edhe të Edi Ramës edhe të Berishës në film?Ermal Mamaqi: Duhet një kleçkë e cila bën që njerëzit të flasin dhe kjo ndihmon marketingun.Sonila Meço: Si ishte Edi Rama si aktor?Ermal Mamaqi: Ishte aktor shumë i mirë. Më ka surprizuar edhe me përkushtimin e tij edhe qëndronte gjatë gjithë kohës që kishte xhirime pavarësisht punëve që mund të ketë pasur.

E pyetur nga Sonila nëse Ermal Mamaqi e përdor artin apo komendinë e tij si marketing i politikës për të pastruar imazhin e saj të keq, ai shprehet se ka interesa të ndërsjellta.

“Kjo gjë ndodh indirekt, padyshim që unë e di që ky bashkëpunim ka interesa të ndërsjelljta e jam shumë konshient që mua më bën punë Edi Rama, Enca, ose një personazh që nuk operon në fushën e aktrimit, ashtu edhe unë i bëj punë atij, ose asaj, në profesionin që ka.

Jam shumë dakort me këtë, nuk kam pse mos e bëj. Përderisa projektit tim i shërben dhe është në funksion të asaj që unë krijoj apo benefitet që merr, le të ndodhë”, shprehet Ermali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...