Pse më ke tradhtuar? Fjorentina dhe Olsi i Big Brother përballen live

“Pse më ke gënjyer? Pse më ke tradhtuar?” ishin vetëm dy nga pyetjet më të rëndësishme që Fiori ia drejtoi pa frikë Olsit, shumë kohë pasi i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre që lindi në Big Brother e vazhdoi pak kohë edhe jashtë tij.

Fiorentina e akuzoi Olsin se ai e ka tradhtuar, ndërsa Olsi u ankua se Fiorentina ishte shumë xheloze. Të pyetur nga Ervin Kurti nëse kanë menduar të rikthehen bashkë, të dy lanë të kuptohej se kjo nuk do të ndodhë.

Fiorentina: Pse më ke gënjyer?

Olsi: S’të kam gënjyer.

Fiorentina: Më ke gënjyer, sepse ti ke thënë që s’do ndahemi kurrë dhe mes ne të dyve nuk do të ketë një të tretë dhe nuk e mbajte fjalën.

Olsi: Jetojmë në një vend që çfarë s’po shohim, po ndahet burri me gruan. Burri po martohet, gruaja po martohet. Nuk i thotë gruaja gjithmonë burrit ‘Të dua, të dua, të dua’. Edhe ti më ke kërkuar të të them të dua.

Fiorentina: Jo, nuk e kam thënë.

Olsi: Unë do doja të më thoje ‘ik, dil bëj çfarë të duash’.

Fiorentina: Kur më doje aq fort, pse më ke tradhtuar?

Olsi: Ku di gjë unë, kam qenë i vogël, jam 30 vjeç tani.

Ervin Kurti: Do e mendoje një rikthim me Fiorin nëse do ishte më pak xheloze?

Olsi: Jo. Këtu po gabon ti. Ajo e ka të lindur xhelozinë. Ajo bëhej xheloze edhe për kamarieren.

Ervin Kurti: E harruat njëri-tjetrin?

Olsi: Na ka ngelur respekti për njëri-tjetrin.

Ervin Kurti: Do riktheheni më bashkë apo jo?

Olsi: Po bëra dasmë do ta ftoj, po bëri dasmë ajo, po më ftoi, do t’i shkoj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...