Itali/ Po ecte anash rrugës, makina e përplas dhe humb jetën 35-vjeçari shqiptar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Torino, në Itali ku një shqiptar është përplasur për vdekje nga një makinë. Siç raportojnë mediat italiane viktima është një 35-vjeçar, por nuk bëjnë të ditur identitetin e tij.

 

Viktima po ecte në anë të rrugës kur u përplas nga një makinë. Goditja ishte e fortë, saqë shqiptari ndërroi jetë menjëherë. Shoferi i mjetit që përplasi 35-vjeçarin, nuk ndaloi por u largua nga vendngjarja.

 

Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar dhe për të arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi për vdekje 35-vjeçarin shqiptar.

 

ansa.it

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME