Shtohen dyshimet mbi pushimin e hetimeve ndaj Bashës, ja si gjyqtari mohoi dokumentet e SHBA për lobimet, zbardhet vendimi

Shtohen dyshimet se pushimi i hetimeve për Lulzim Bashën ka qenë një pazar për të ulur Partinë Demokratike në tryezën e dialogut.

Një ditë para se Gjykata e Tiranës hodhi në kosh dosjen e lobimeve, PD u tërhoq nga të gjitha sulmet dhe akuzat në adresë të Partisë Socialiste, duke u ulur në tryezën e dialogut me këtë të fundit për reformën zgjedhore.

Emra si ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe përfaqësues të tjerë janë shprehur qartë se vendimi i gjykatës ishte Pazar, ku në këmbimi të dialogut kryedemokrati Basha mori pafajësinë. Ditën e djeshme është zbardhur vendimi i plotë i gjyqtarit Lazer Sallaku, i cili pushoi çështjen ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD, duke shtuar dyshimet se gjithçka ka qenë e planifikuar.

Ja si gjyqtari mohoi dokumentet e SHBA

Në 41 faqe vendim të gjykatës, të cilin e disponon gazeta thuhet se Nick Muzin ka deklaruar se 500 mijë dollarë i ka marrë nga PD dhe 150 mijë nga “Biniatta Trade”, por ky deklarim i tij nuk provohet me dokumente. “Nëpërmjet letër-porosisë është kërkuar të pyetet shtetasi Nikolas Muzin,

i cili ka deklaruar se shifra prej 500.000 $ kanë shkuar prej PD-së dhe shifra prej 150.000 $ e Binatta Trade është përdorur prej PD-së. Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi se ky deklarim nuk konfirmohet me asnjë provë tjetër të përdorshme, për rrjedhojë nuk mund t’i nënshtrohet vlerësimit të gjykatës në respektim të nenit 152 të K.Pr.Penale”, thuhet në vendim. Mirëpo, duket se vendimi i gjyqtarit Lazer Sallaku është kontradiktor, pasi ai jo vetëm që Bashën e nxjerrë të kulluar, por mohon edhe dokumentet e SHBA. Më konkretisht, Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se “Biniada Trade”

ka depozituar në emër të Partisë Demokratike 150 mijë dollarë, ndërkohë që nga ana e tij, gjykatësi thekson se nuk provohet që PD ka bërë një pagesë të kësaj natyre. Sipas dokumentit të Departamentit të Drejtësisë, pagesa e parë është kryer më datë 24.03.2017 nga “Biniatta Trade LP” në vlerën e 150 mijë dollarëve, në emër të PD. Pagesa e dytë është bërë nga vetë Partia Demokratike më 27.03.2017 në vlerën e 25 mijë dollarëve. Ndërsa është deklaruar gjithashtu se në datë 09.06.2017 janë pagur nga PD 500 mijë dollarë. Pra, Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se në total janë 675 mijë dollarë të deklaruara nga Muzin pranë autoriteteve amerikane dhe se këto para ai i ka marrë për të lobuar për PD, ndërsa gjykata thotë se nuk ekziston një fakt i tillë.

PD s’ka pasur kontratë lobimi

Interesant është fakti se në vendimin e zbardhur të Gjykatës së Tiranës thuhet se Partia Demokratike s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”, duke zhveshur kështu kryedemokratin Lulzim Basha nga akuzat. Ndonëse Departamenti Amerikan i Drejtësisë thotë se “Biniada Trade” ka depozituar në emër të PD 150 mijë dollarë, për gjyqtarin Lazer Sallaku një fati i tillë nuk ekziston, duke e mohuar ekzistencën e një prove të kësaj natyre. “Jo një Qeveri e Huaj ose Agjenci a Parti Politike: BT përfaqëson interesat e BT në këtë konsultim nuk janë të ndonjë qeverie ose partie politike dhe se as ajo dhe as përfaqësuesit e saj nuk janë subjekt kontrolli ose drejtimi nga një qeveri ose parti politike. Nga kjo marrëveshje (Projekt pasi nuk është e nënshkruar nga palët),

por edhe nga provat e tjera të administruara si provat shkresore të depozituara nga të pandehurit, si dhe deklarimet e tyre rezulton se subjekti politik Partia Demokratike nuk ka asnjë marrëveshje me kompaninë Biniatt Trade LP (BT) dhe aktiviteti i marrëveshjes së lidhur midis kësaj të fundit dhe Muzin Capitol Partners (“Stonington”) nuk ka lidhje me parti politike dhe theksohet se interesat në këtë marrëveshje nuk janë të ndonjë partie politike dhe se fondet e tyre nuk burojnë nga ndonjë parti politike në mënyrë direkte apo indirekte”, thuhet në vendim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...