“Shkodra dhe Korça, qytetet e dashurisë, ia merrnin edhe Tiranës”

“Gjithmonë Korça dhe Shkodra kanë bërë krushqira, ilakara, siç e quajmë me këtë fjalë të vjetër turke. Në përgjithësi, si popull kemi patur shumë afri, qoftë nga kultura e përgjithshme, qoftë si dy qytetet më të kulturuara të vendit si dhe më të mëdhatë në tërësi, pas Tiranës,

që ndonjëherë ia kalonin edhe asaj” – thotë shkrimtari i ndjerë Dritëro Agolli në një intervistë dhënë në 2006

 

Gjithmonë kur lidhej një vajzë korçare me një djalë shkodran apo anasjelltas, si shkodranët, si korçarët e quanin një lidhje martesore të gjetur. Ju si do ta shpjegonit këtë traditë si dhëndërr i Shkodrës? – e pyet gazetari në intervistën e transmetuar në atë kohë në TV Kopliku.

 

Dhe Agolli përgjigjet:

“Shkodra dhe Korça, dy qytetet që gjithmonë kanë patur lidhje shpirtërore mes tyre, që jepnin e merrnin nuse, apo që bënin dashuri, si qytetarë në lëvizje të përhershme, që për pasojë transmetonin të tilla lidhje mes njëri-tjetrit.

Dhe pastaj lidheshin edhe me anë të tjera: Në Korçë botoheshin shumë revista, them para viteve ’40, por edhe në Shkodër, gjithashtu. Grupet e shkrimtarëve në këto dy qytete të mëdha të kulturës ndaheshin sipas anëve të progresit.

Në Shkodër kishte shkrimtarë të shquar që mendonin për një botë të re, po edhe në Korçë kishte një revistë me emrin “Bota e re”. Gjithë këto kanë ndikuar edhe në krushqitë, që të merrnin rrugë të pandalshme, apo në dashuritë, sepse ishim njerëz që udhëtonim, pra gjallonim e jo njerëz të mbyllur”.

 

Ai tregon edhe për lidhjen e vet me bashkëshorten:

“Dashuria natyrisht nuk njeh kufizime, që të thuash në Shkodër, apo vetëm në Korçë do të bëheshin të tilla lidhje, sepse dashuria do të lindë edhe në një vend tjetër. Takon njeriun, njihesh! Kështu më ngjau mua me Sadijen.

Më pëlqeu Sadija dhe unë i thashë: do të marr për grua. Kështu ne krijuam familje. Nga ana tjetër, këto lidhje ndihmonin të shtoheshin lidhjet mes ne, shqiptarëve.

Lidhje Jugë-Veri, lidhje mes Veriut me Shqipërinë e Mesme etj. Shqipëria është një komb, një kulturë, ka të njëjtat zakone kudo, ka të njëjtën botë shpirtërore, një konstitucion shpirtëror. Këto e ndihmojnë shqiptarin që të mos jetë, thjesht, provincial, por të shkojë më larg, të bashkohet me të tjerët”.

Vrasja ne Shkoder, policia zbardh identitetin dhe detajet…

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç,...

Tronditet Shkodra, vritet 33 vjecari…

Një 33-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër. Burime paraprake bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Vrasja ne Shkoder, policia zbardh identitetin dhe detajet…

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri,...

Tronditet Shkodra, vritet 33 vjecari…

Një 33-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri...