Alketa Vejsiu në Sanremo krahas partneres seksi të Cristiano Ronaldos/ Moderatorja zbulon detajet

Pak ditë më parë, moderatorja Alketa Vejsiu dha lajmin se do të ishte prezantuese në një festival të madh të rëndësishëm siç është Sanremo.

 

Gjatë një interviste për “Bluetooth”, Alketa ka rrëfyer momentin kur mori lajmin dhe deri te detajet e prezantimit në festival.

 

Vejsiu ka zbuluar se do të prezantojë krah partneres seksi të futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

 

“Ftesa më erdhi nga Amadeus, i cili këtë vit do të jetë edhe drejtori artistik i festivalit. Isha rrugës për në Prishtinë, kur mora vesh lajmin, praktikisht lajmin e mora vesh kur isha në kufi, në Morinë. Nuk kam sesi ta përshkruaj emocionin që ndjeva. Ishte pika kulmore e karrierës sime. Prej vitesh kam kontakte me televizionin italian, organizatorët më kishin parë në intervistën time në Rai Uno pas tërmetit dhe natyrisht që Festivali i RTSH ishte dhe një tjetër hapësirë ku ata konfirmuar që unë isha e duhura për të qenë në atë skenë. Gjithsej do të jenë 5 net, unë do të jem natën e tretë së bashku me Georgina Rodríguez, partneren e Ronaldos. Do të kem dy veshje, ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur Dolce & Gabbana për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të jetë një brand shqiptarë, por preferoj ta mbaj surprizë. Programi im është të prezantoj, të këndoj si dhe kam një monolog. Natën e tretë do jenë të ftuar Mika, Massimo Ranieri, Leëis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello, Tiziano Ferro. Këto janë detajet që mund t’ju zbuloj paraprakisht.”

 

Gjithashtu, Alketa ka treguar se s’ka ndërmed t’ia vërë veshin gojëve të liga, por do të fokusohet tërësisht tek ky projekt i ri.

 

“Kam punuar shumë dhe kam punuar fort. Gojët e liga i neglizhoj, pasi angazhimi im maksimal tanimë është për Sanremo. Jam përzgjedhur përkrah disa nga emrave më të spikatur në botë, për mua është një privilegj.

 

Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja Sanremon. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua”- ka përfunduar moderatorja.

 

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...