Shikoni si u përfshi nga zjarri fabrika e babait të kryebashkiakut socialist

Fabrika e prodhimit të dyshekëve e Gjergji Kralit, babait të Redjan Kralit, kryetarit të bashkisë së Kavajës u përfshi nga zjarri mbrëmjen e së enjtes.

Ngjarja ndodhi orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë. Fabrika është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka vetëm dëme të shumta materiale dhe për fat të mirë jo persona të lënduar.

Në fabrikë punojnë rreth 400 punëtorë, por askush nuk ishte prezent në momentin e ngjarjes përveç rojës i cili njoftoi më pas pronarët. Policia dhe shërbimi i zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të shpëtojnë diçka nga fabrika. Në ndihmë të zjarrfikësve lokalë nga shkuar edhe forca nga Tirana, Durrësi dhe Lushnja.

Paraprakisht sipas policisë dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Një grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...