Habit Monika Kryemadhi: Basha ishte i ri kur ia “futi” Rama më 2017

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mbron vendimin e opozitës për t’u ulur në tavolinë me maxhorancën për reformën zgjedhore, madje thotë se marrëveshja është në të keqe të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Kryemadhi tha në një intervistë për “Euroneës Albania” se opozita ka qenë e gatshme për reformën zgjedhore që në 2018-ën por akuzoi Ramën se ka tentuar ta bllokojë disa herë. “Unë kam takuar shumë njerëz sot, kam qenë në Prrenjas, të gjithë janë opotimist se pas reformës zgjedhore vijnë zgjedhjet e reja”, u shpreh Kryemadhi.

 

Pjesë nga fjala e Kryemadhit: Ne kemi qenë gati që në 2018-ën për reformën zgjedhore. Mos kujtoni se Rama ka firmosur atë draft me kënaqësinë më të madhe, ka firmosur me frikën më të madhe sepse e kanë detyruar socialistët e vetë. Opozita ishte jashtë institucioneve dhe Rama kishte 101 deputetët që votonin për të, kësht që në anën ligjore e kishte mundësinë ta votonte. Por nuk mund t’ja lejonte njeri këtë.

 

Djegia e mandateve ka qenë gjërja më e mirë. Marrëveshja e 17 Majit ishte për të bërë një qeveri të pajtimit kombëtar, ishte hera e parë që bënte marrëveshje me Ramën, nuk e njihte, e njihte Berisha dhe Meta. Zonja Hajdari është prodhim i sistemit të vjetër, ajo përfaqëson parlamentin në tavolinë. Përfaqëson ¼ të tavolinës, përfaqëson iniciativat e reja.

 

Vetëm se ka një gabim, Hajdari është me shoqërinë civile, nuk ka trokitur në derën tonë për të thënë ne kemi këtë propozim. Nëse do të kemi një listë me proporcional kombëtar, të 140 deputetët do të dalin nga Tirana. Si dhe të gjitha partitë do të fusin në listat e tyre biznesmenë. Zonja Hajdari përfaqëson të gjithë të pakënaqurit e PD-së, të gjithë të zhgënjyerit, disa të zhgënjyer të PD-së kanë patur për 20 vjet zyrë te Kuvendi.

 

Zoti Rama pranoi që ky parlament është ilegjitim dhe nuk ka më vlerë. Problemi është si do të vazhdojmë të ecim më para për të garantuar një proces zgjedhor të pakontestueshëm nga palët. Mediat janë xheloze, si na ka shpëtuar ne kjo gjë. Por kështu është kur ka një grua në mes. Nuk ka çfarë t’i bësh. Unë kam takuar shumë njerëz sot, kam qenë në Prrenjas, të gjithë janë opotimist se pas reformës zgjedhore vijnë zgjedhjet e reja.

 

Ka 6 muaj që Edi Rama po vdes për të thënë s’ka frymë në opozitë. Po ka frymë dhe të jeni të bindur, por të jem e sinqertë çfarë dua unë, dua një po për integrimin europian. Një njeri që ekzaltohet nga epshet e Vuçiçit dhe del dhe shan, bullon dhe ofendon liderët e Kosovës, nuk ka bërë vaki kjo. Kjo bëri vaki vetëm në kohën e shtetit të drogës. Një po e Bashkimit Europian mbyll të gjitha financimet kriminale. Hapja e negociatave nuk ka më raporte me Romana Vllahutin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...