Kur Lulzim Basha thoshte: Betohem për Kishë të Laçit që Gjiknuri do hyjë në burg (video)

Më 30 maj 2019, kur opozita e bashkuar kishte djegur mandatet, kryedemokrati Lulzim Basha, zhvilloi një tur takimesh nëpër të gjithë Shqipërinë.

Pasi i kishte rraskapitur demokratët nëpër protesta “Maratonomak”, me stil 360 gradë, ku e niste nga Kryeministria i dilte Tiranës drejt në Linzë e kthehej pas, një ditë shkoi edhe në Laç.

Kryefjala e atyre ditëve ishte koncesioni për rrugën “Milot-Balldren”, të cilën PD dhe opozita e quajtën një aferë korruptive. Duke e ditur që 30 maji nuk ishte e martë dhe mund t’a prekte “mallkimi” i laçjanëve, por e diel, Lulzim Basha ia lejoi vetes gënjeshtrën.

“Vetëm pak kilometra prej këtej po planifikohet një hajdutëri që ia tejkalon në masa dhë në pacipësi edhe hajnisë kriminale te Unaza e re, 40 milion euro për 2 kilometër. Tani Milot-Balldren, 260 milion euro për 17 kilometra. Hajdutëri të tillë nuk ka njohur e dëgjuar Europa. Hajdutëri të tillë shohin vetëm vendet ku populli ka mbaruar, ka ulur kokën dhe e ka pranuar të keqen.

Por ne nuk jemi ai lloj vendi. Kjo është një tjetër lloj hajdutërie, është hajdutëria e hajditit që vjedh se nuk ka të nesërme, të marrim ca të marrim të kapim ca të kapim. Tani dua t’i them ANK-së dhe atyre që fshihen pas ANK-së, çdo banke shqiptare: mos guxo një lopatë të vetme dheu, sepse dheu do e mbulojë turpin e kësaj afere korruptive. Kjo kontratë do të varroset. Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, do të shkojnë para drejtësisë, ju presin hekurat, ju presin hekurat. Thirri mendjes, nuk i lemw ne fwmijwt pa shkollw”, u shpreh kreu i PD.

16 janar 2020, Lulzim Basha: S’flas dot për papërgjegjshmërinë e palës tjetër… Edhe pse Damian Gjiknuri u vetëofrua të largohej nga Komisioni i Reformës Zgjedhore, por Gazment Bardhi i rrahu ‘krahët’ kur tha se kjo nuk është një kërkesë e opozitës…Për më shumë ndiqni videon.

(F.g/dosja.al)

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...