Eni Çobani bën rrëfimin prekës: Viti që lamë pas …

E ftuar në programin “Rudina” juristja mjaft e dashur për publikun Eni Çobani ka treguar detaje interesante nga jeta e saj profesionale, por edhe ajo personale.

Viti që lamë pas për të nuk ka qenë më i miri sepse që në fillim juristja është përballur me një ngjarje të vështirë në jetën e saj, e cila ka shënuar tek ajo një moment të vështirë psikologjik dhe shpirtëror. Prandaj mezi ka pritur që 2019-ta të mbyllej.

Eni Çobani tha:

“Për mua nuk ka qenë një vit i këndshëm, të them të drejtën, pse jo duhet ta pranoj që mezi kam pritur që të iki, realisht. Përpos faktit që nisi me një ngjarje shumë të rëndë në jetën time, e cila sigurisht që nuk ja uroj askujt që ta provojë, as vetes time për t’u përsëritur më, por që ka shënuar tek unë një moment shumë të thellë, edhe psikologjik, edhe shpirtëror. Më pas u pasua edhe me 26 Nëntorin, që besoj që ka qenë për të tërë ne, na përfshiu pra në një fatkeqësi natyrore.

Prandaj them që ky fundvit nuk ishte nga ato fundvitet tona të gëzuara dhe të lumtura sepse një vështrim dhe një mendje na rrinte gjithmonë tek ata që ishin jashtë, ne edhe pse ishim brenda, prapë ishim me ata jashtë. Por megjithatë e mbyllëm këtë vit dhe tani të shikojmë përpara me një vit të ri të bukur, me sa më shumë lumturi, gëzim dhe shëndet për gjithë shqiptarët, kudo që ata janë”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...