“U lëkund pallati”, dëshmitari tregon momentin e shpërthimit: Si e gjetëm pronaren poshtë rrënojave, koka filloi t’i ënjtej (VIDEO)

Momente paniku kanë jetuar banorët e pallatit poshtë të cilit ishte byrektorja që u shkatërrua mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Një nga dëshmitarët e ngjarjes, banor në apartamentin në Yzberisht, sipër byrektores, ka treguar për gazetaren e “Panorama” se shpërthimi ishte shumë i fortë, kurse momentet kur kanë zbritur dhe kanë gjetur mes rrënojave pronaren dhe dy punonjëset ishin të dhimbshme.

“Shpërthimi ishte i fuqishëm sa u drodh edhe pallati. Kur erdhën këtu poshtë e gjetëm pronaren e dyqanit poshtë rrënojave, e kishte zënë soba poshtë. Muri i banjës është shembur i gjithi, ka rënë në tokë.

Tre gra ndodheshin brenda momentin e shpërthimit, por më rëndë është pronarja. Kishte marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe filloi të ënjtej që këtu. Në spital po kryejnë të gjitha procedurat për të, pasi rrezikshmëri janë dëmtimet që ajo kishte marrë në kokë” – ka thënë ai.

VIDEO:

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...