Priti 7 vjet që goditjet e rrufesë të preknin ndërtesën më të lartë në botë, fotografi kap momentin më të bukur të “Burj Khalifa” në Dubai

Fotografët dhe njerëzit e apasionuar pas fotgrafisë e dinë mirë se çdo të thotë të presësh momentin e duhur për foton unike. Kështu është edhe rasti i fotografit, Zohaib Anjum i cili ka pritur 7 vjet për shkrepur foton kur goditjet e rrufeve të preknin ndërtesën më të lartë në botës.

 

Edhe pse pas kaq shumë pritjesh ai ka arritur ta shkrepë foton e shumëdëshiruar, dhe me të vërtetë që është një pamje spektakolare. Në fotot e relizuara nga Zohaib Anjum shfaqet një imazh i jashtëzakonshëm, ku tregon rrufenë që godet ndërtesën më të lartë në botë.

 

Sipas mediave të huaja, Zohaib Anjum ka kaluar net të tëra duke bërë qëndruar jashtë kullës së Burj Khalifa me aparatin e tij ndërsa reshjet e shiut nuk ndalonin në Dubai.

 

Më në fund të premten e kaluar, dëshira e tij është bërë realitet, dhe ai shkrepi foton që priti 7 vjet. Burj Khalifa, ndërtesa e cila është 828 metra e lartë në Dubai u prek nga rrufeja të premten e 10 janarit.

 

“Ishte sikur Zoti ta kishte planifikuar këtë moment. Rrufeja goditi Burj Khalifa për fillim të vitit 2020.”- u shpreh fotografi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...