Plas she rri mes Olti Currit dhe Alketës për prezantimin në Sanremo

Alketa Vejsiu njoftoi ditën e sotme se ka realizuar ëndrrën e saj më të madhe dhe do e shohim në skenën e Sanremos duke drejtuar festivalin prestigjioz së bashku me disa nga prezantueset më të njohura italiane.

Pas këtij postimi të Alketës, opinionisti Olti Curri reagoi me disa postime thumbuese në Instagram. Olti shkruan se Alketa duhet të falenderojë Edi Ramën që iu realizua ëndrra e saj. Duke qenë se Alketa ka miqësi me Linda Ramën, Olti Curri paraqet një ekuacion: Lucio Presa- Mateo Renzi- Edi Rama- Linda Rama- Alketa Vejsiu.

Pas këtyre postimeve Alketa ka bërë një postim në Instastory ku me ironi shkruan: “Lutjet e tua u bënë realitet. Zoti të bekoftë”. Më pas moderatorja i ka komentuar Oltit në postimin e tij dhe i ka bërë bllok në Instagram, gjë që automatikisht ka fshirë edhe komentin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...