E thumboi pas marrëveshjes, Lulzim Basha reagon ndaj Jozefina Topallit

347

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte një prej zërave më kritikë për marrëveshjen PS-PD-LSI, ku shprehej se e ka bërë më pis se marrëveshja e 2017.

- PUBLICITET -

Ajo theksonte se kreu i PD-së, Lulzim Basha pranoi Ramën dhe Gjiknurin, duke e lidhur me faktin e pushimit të çështjes nga gjykata për lobimin rus.

Sipas Bashës këta janë njerëz të Edi Ramës dhe si shërbejnë këtij të fundit.

”Nuk janë kritikë të mi por përfitues të Edi Ramës. Janë njerëz që kanë vënë në funksion çdo gjë ndaj Edi Ramës. Prandaj nuk meritojnë asnjë përgjigje. Pyetjes suaj do i përgjigjem. Prej fillimit të dhjetorit faktori ndërkombëtar ka ushtruar presion ndaj mazhorancës për të pranuar tre kushtet e opozitës. Nëse takimi do zhvillohej nesër këtë nuk mund ta thonim në orët e fundit për shkak të tentativave për ta zvrarritur”.- ka thënë kreu i PD.

- PUBLICITET -