Pallati na e shembën me tritol, ankohen banorët: bashkia na thotë shkoni se është i banueshëm

Vijon drama për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Sikur të mos u mjaftonte shka tërrimi i banesave nga tërmeti, banorët duhet të përballen edhe me “çuditë” e bashkive “rilindase”.

Disa qytetarë të prekur nga tër meti në Durrës, janë ngritur në protestë, pasi kanë mbetur pa një strehë.

Ata shprehen për “Fax News” se pallati i tyre është shembur me lende plasese disa ditë më parë, pasi u shpall i pabanueshëm nga ekspertët.

Banorët thonë se nuk kanë marrë as bonusin e qirasë, ndërkohë që çudia më e madhe është se zyrtarët e bashkisë së Durrësit u kanë thënë se banesat janë të banueshme.

Nuk dihet nëse kjo është “tallje” apo gabim në sistem, por banorët theksojnë se bashkia e Durrësit po i merr jeten për së dyti.

Një banore u shpreh:

Bashkia e Durrësit na thotë shkoni dhe jetoni se pallatin e keni të banueshëm, se në sistem është i banueshëm, ndërkohë që pallati na është shembur me tritol me datën 8. Shteti dhe bashkia e Durrësit po na merr jeten për së dyti.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...