Miliarderi japonez kërkon shpirtin binjak që do ta shoqërojë në udhëtimin në Hënë

Jusaku Maezaua, miliarderi 44-vjeçar japonez është sërish në qendër të vëmendjes e kësaj radhë me një kërkesë të çuditshme.
Vetëm disa ditë më parë ai deklaroi se do të dhuronte 8 milion dollarë për një mijë persona mes atyre që do të ripostonin një mesazh të tijin në rrjetet sociale.

Tashmë ai ka hapur garën në kërkim të shpirtit binjak që do e shoqërojë në udhëtimin për në Hënë në vitin 2023.

44-vjeçari ka prenotuar dy vende të disponueshme për udhëtimin e organizuar nga Space X i Elon Musk që do të çojë për herë të parë, në mënyrë private, njerëz në hënë.
Ndarja me të fejuarën e tij, një aktore japoneze 27 vjeç ka lënë një vend të zbarzët në jetën e tij.
Për të mos u përballuar i vetëm me aventurën në hapësirë, ka shpallur hapjen e një konkursi në kërkim të një shoqërueseje për udhëtimin në hënë.

Kriteret për të fituar këtë konkurs janë të thjeshta, dhe të publikuara online: vajza duhet të jetë beqare, të jetë mbi 20 vjeç, me personalitet të fortë, pozitive, e gatshme për t’u përballur me udhëtimin në hapësirë dhe të dëshirojë paqen në botë.

Kujtojmë që Maezaua e ka krijuar pasurinë e tij falë platformës për blerjet online “Zozo”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...