Sa më pak miq të kesh, aq më inteligjent je; Përfundimet e studimit që shquan ‘vetmitarët’ si njerëzit më unikë e specialë

Nëse mungesa e shoqërisë nuk është ‘fundi i botës për ju’ , nëse ju pëlqen vetmia, keni një rreth të ngushtë shoqëror, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Madje mos e etiketoni veten as si introverte, por më të zgjuar se mesatarja e njerëzve. Sipas një studimi të botuar në British Journal of Psychology, njerëzit që janë shumë inteligjent kanë tendencë të kenë një rreth më të vogël miqsh dhe kërkojnë më rrallë ndërveprim social .

Hulumtimi i tyre tregoi se qeniet njerëzore janë më të lumtur kur jetojnë në zona me më pak popullsi të dendur. Ata gjithashtu zbuluan se lumturia e një personi rritet kur një përqindje më e madhe e bashkëveprimeve të tyre sociale janë me njerëzit që vërtetë duan, në krahasim me grupet e mëdha të miqve apo të njohurve rastësisht !

Shumica e pjesëmarrësve në studim raportuan një nivel më të madh të lumturisë kur ata kishin ndërveprim më të shpeshtë shoqëror, por ndryshe nga ajo që mund të mendoni, grupi që pohoi të kundërtën kishte rezultate më të larta në testin e inteligjencës.

Pjesëmarrësit në grupin shumë inteligjent raportuan një efekt të kundërt kur bëhet fjalë për situata sociale. Studiuesit shpjeguan se individët më inteligjentë përjetojnë kënaqësi më të ulët kur duhet të dalin apo të bashkëveprojnë me shumë persona njëkohësisht.

Këta njerëz janë të përqendruar në objektiva të tjera afatgjata. Me fjalë të tjera, njerëzit me shumë inteligjencë kanë tendencë të përdorin kohën e tyre për të zgjidhur një problem aktual ose për të arritur aty ku duan. Pra mos e fajësoni veten se pse jeni aq asocial. Jeni të veçantë.

Mund t’ju interesojë gjithashtu: Karakteri i veçantë i njerëzve që kanë pak miq dhe shijojnë vetminë, ja 5 tiparet e personalitetit

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...