Pse shqiptarët nuk dinë më të presin në radhë ?

Të gjithëve na ka qëlluar që një herë ose më shumë në jetë të jemi nervozuar për shkak të radhës së madhe që duhet të presim për të kryer shërbimet e nevojshme. Një radhë e gjatë duket sikur të merr gjithë ditën dhe për këtë njerëzit stresohen, jo vetëm se nuk marrin në kohë shërbimin e duhur, por sepse diferencën e bën shpesh here mbajtja e saj me “ndershmëri”.

Nëse më duhet të kthehem në kohë, nuk arrij të kuptoj se kur u këput filli i radhës shqiptare e cila deri para viteve ’90 ishte e “legalizuar” në dy sektorë: burra dhe gra.

Mbaj mend që radhët e gjata, zëvendësoheshin me shishen e qelqit apo gurit të personit në radhë, dhe të gjithë e respektonin radhën e shishes e cila rrinte shpesh e vetmuar apo sepse i zoti kishte ikur diku të mbaronte një punë. Te vajguri, te buka, te dyqani ushqimor, te pastat, të pagesat e faturave, dy radha, burra dhe gra, të gjithë vertikalisht mbas njëri-tjetrit duke respektuar të tjerët dhe vetë pritjen.

Por, duket që në sprintin 30 vjeçar drejt Evropës dhe vlerave të saj, vlerat që i kishim i humbën dhe ato që nuk i kishim i përfituam. Po pse shqiptarët kanë harruar dhe nuk dinë më të mbajnë radhën ?

Sipas studimeve psikologjike duket sikur ne ( njerëzit) tashmë, kemi nevojë për kënaqësi të menjëhershme duke treguar një lloj supremacie ndaj të tjerëve. Të pasurit pajisjen e fundit, apo të kryerit punë më shpejt, duket sikur është simbol i një niveli më të lartë shoqëror, i cili eviton tortura të tilla si radha.

Në botë fill mbas Luftës së II Botërore, pranë ashensorëve filluan të vendoseshin pasqyra në mënyrë që njerëzit të kishin diçka për të bërë gjatë pritjes dhe të mos ankoheshin prej saj. Në supermarkete ndërkohë pritja sjell fitime marramendëse sepse njerëzit gjatë pritjes kanë impulsion të blejnë.

Sipas psikologëve, kujtimi i një eksperience të mirë me një kompani lidhet edhe me radhën. Pra nëse kemi mbaruar punë më shpejtë është me e sigurt që do të kthemi në atë vend për të blerë produkte te tjera, sepse shija që na ka lënë pritja nuk është e hidhur. Ndërkohë nëse ndjenjat negative do të dominojnë minutat e fundit të pritjes, atëherë i gjithë procesi do të jetë lidhur me kujtime më cinike që do të na bëjnë të mos kthemi më aty edhe nëse eksperienca e përgjithshme ka qenë pozitive.

E njëjta gjë ndodh dhe me radhët në makinë, nga e majta dhe nga e djathtë. Sa herë na ndodh të mërzitemi kur shohim që radha që kemi zgjedhur nuk ecën aq shpejtë sa tjetra? Kjo do të thotë që pritja duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë me produktin apo shërbimin që do të marrim.

Sido që të jetë psikologjia e radhës, ajo ( radha) ka të bëjë dhe me edukimin dhe me një sjellje civile dhe etike. Por njëherë që kuptuam që radha ka të bëjë dhe me psikologjinë njerëzore dhe ndikon në cilësinë apo gëzimin tonë ditor, ka ardhur koha dhe të ri-mësojmë apo ri-kujtojmë si mbahet radha. Të gjithë kemi punët dhe kohën tonë të kufizuar, dhe sa më shumë të ndërhyjmë në radhë aq më pakënaqësi do të mbjellim. Te ata që presin, te ata që japin shërbimit, te fitimet e kompanive që duhet të kuptojnë që eksperienca te tilla të bëjnë të humbasësh klientët. Prandaj duhet investuar në ambientet pritëse dhe në staf të trajnuar.

Kështu që, sa herë që jeni në radhë, mos u mundoni të parakaloni të tjerët, mos dhunoni hapësirën e tyre personale dhe individuale. Por, silluni si qytetarë të denjë, si individë civilë që respektojnë hapësirat dhe të tjerët duke mbajtur radhën me ndershmëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...