HYRJELAJMESHOWBIZPrishën miqësinë vite më parë, Enca ç’nuk thotë për Rozën dhe Beatrixin

Prishën miqësinë vite më parë, Enca ç’nuk thotë për Rozën dhe Beatrixin

Mbrëmjen e djeshme ishte puntata finale e emisionit shumë të ndjekur nga publiku, “Shiko kush luan”. Të ftuar specialë ishin aktorët e filmit ‘I love Tropoja’, mes të cilëve dhe Enca, e cila është bërë pjesë e sfidave dhe intervistave, ku ka zbuluar jo pak detaje nga jeta private dhe ajo profesionale.

Në një prej sfidave, Enca kishte përballë shumë personazhe VIP, me disa prej të cilëve ka prishur raportin dhe nuk flet më. E pyetur se cilin ndër personazhet e Showbizit e vlerëson me një pikë, Enca tha emrin e moderatores Roza Lati. Kujtojmë se në qershor të 2019-ës, dyshja prishën miqësinë me njëra-tjetrën dhe u përfshinë në një debat publik.

Një tjetër personazh me të cilin Enca dikur kishte shoqëri por tani nuk flet më, është Beatrix Ramosaj. Dyshja dikur ishin shumë mikesha dhe publikonin në rrjete sociale foto e video me njëra-tjetrën, derisa një ditë gjithcka mori fund. E ftuar në “Shiko kush luan”, gjatë së njëjtës sfidë, Enca ka zgjedhur Beatrixin, si këngëtaren me të cilën nuk do donte të bashkëpunonte kurrë.

TE TJERA

spot_img