Për fenomenin… “Zogu i Tiranës”

Që me arrestimin e të ashtuquajturit “Zogu i Tiranës” detaje të renda nga skema e prostitucionit po dalin në dritë ditë pas dite.

Dosja në fjalë pritet të ketë edhe shumë përgjime të tjera që sipas burimeve përfshijnë persona të njohur kryesisht nga showbizz-i shqiptar.

Deri më tani, disa prej emrave të prekur e mohojnë të kene qenë pjesë të skemës por pohojnë shoqërinë me Hermes Nikaj. Ai del në pergjime flagrant si personi kyç që shfrytezon femra për prostitucion, qoftë edhe të moshave të reja.

Ky i fundit linte takime me klientët, si dhe komunikonte me vajzat që ishin pjesë e rrjetit.

Nga ana tjetër, “Zogu” duket se nuk është edhe aq i shqetësuar. Në nje prenoncim ditën e sotme, është shprehur se çunat e burgut 313 e trajtojnë mirë dhe e pyesin shpesh: Si je rrushi?

E vërteta është se jetesa e Hermes Nikaj me postimet e shpeshta me shumë femra në krah dhe veshjet “luksoze” dukej sikur donte të “ulëriste” për prapaskena si kjo. Madje, haptazi me para që dukshem nuk vinin nga rroga e tij bazë në televizion.

Të gjithë e mendonin, e si rrjedhojë sot, askush nuk është i habitur që i shumënjohuri u kap në nje skemë prostitucioni që më së shumti e organizonte vetë.

I gjithë kurioziteti mbetet vetëm tek personazhi i radhës, që do të dalë në përgjime me të.

E sa për “fenomenin” e “Zogut të Tiranës” e sigurt është që nuk është i vetëm. E sa më parë të zbulohen, aq më shumë do i bëjnë nder shoqërisë shqiptare. ALPEnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...