Braçe ironizon Bashën: Vetëm bojën e flokut mund të ndryshosh, jo historinë! ‘Mesia’ që përmbyti Shkodrën 5 herë brenda një viti

Zv. kryeministri Erion Braçe ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për deklaratën e tij se vendi në qeverisjen e tij nuk do të jetë do të gjendet i papërgatitur për të përballuar fatkeqësitë natyrore, siç ndodhi më 26 janar.

Me doza të larta ironie, teksa e quan Bashën “Mesia”, Braçe ka risjellë në vëmendje përmbytjen e Shkodrës gjatë qeverisjes së PD-së, sipas së cilit brenda një viti është përmbytur jo një, por plot pesë herë.

“Mesia (jo Messi) që ju fanepset shqiptarëve nga jashtë shteti, përherë nga jashtë shteti, është Lylëzim Basha! Qeveria e tij nuk do jetë e papërgatitur eeeeej! Ky!

Këta! Ore vërtetë mendoni ju se keni dalë nga veza tani apo çfarë?! Pa shihi pak fotot ti i përgatituri përherë. Nuk është Venezia e këtij dimri, por Shkodra e dimrave 2009-të e 2010! Nga dhjetori në dhjetor, Shkodrën e përmbytët 5 herë rresht. E dini përse? Sepse nuk bëni dot llogaritë, mbledhje zbritje, shumëzime etj, me ujin-reshjet, ujin në lumenj, ujin në liqene; shkurt, ju ngeli rubineti në dorë, ndërkohë portat nuk u mbylleshin. Kaq të përgatitur ishit! Të njejtët jeni sërish! Ti Mesia ministër, ti Mesia kryetar bashkie, ti Mesia kryetar partie!
Dhe një gjë, jam i bindur që ti ja del të ndryshosh bojën e flokut, por jo historinë; Mbajnë mend në këtë vend shkruan Braçe

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...