U dëmtua nga tërmeti, nisin vjedhjet në 285 apartamentet e kompleksit në Durrës. Policia patrullon zonën

228

Kompleksi ‘Jedas’ ne Durrës me 285 apartamente përveçse u braktis masivisht pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit tashmë është dhe në ‘syrin’ e hajdutëve. Prej pak ditësh ky kompleks po ruhet me patrullë policie pasi banorët raportuan grabitjen e disa prej apartamenteve të tyre në një nga pallatet e kompleksit.

Tërmeti i shkallës 6.4 të shkallës Rihter i 26 nëntorit të shkuar dëmtoi rëndë 5 katet e para të pallateve të këtij kompleksi, ndërsa banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Prej më shumë se një muaji, kjo zonë është pothuajse e shkretë ndërsa me sa duket ka nisur dhe bastisja e apartamenteve nga hajdutët. Policia ka marrë deri tani 2 denoncime për vjedhje me thyerje, ndërsa ky fenomen u paralajmërua që pas goditjes së fortë të tërmetit të 26 nëntorit, i cili zbrazi shumë pallate dhe komplekse në zonat e prekura.

Kompleksi “Jedas” u inspektua ditë me parë nga kryeministrat e rajonit dhe Presidenti Vuçiç të shoqëruar nga kryeministri Rama.