Tha se u ndje ‘i pushtuar nga djalli’, burri futet në kishë me makinë

Një shofer spanjoll përpl.asi makinën e tij në një kishë dhe u fut me të brenda pasi pretendonte se ishte zotëruar nga djalli.

Burri e futi xhipin e tij përmes derës së kishës në Sonseca në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Policia thotë se ata gjetën burrin e shqetësuar dukshëm pranë altarit, duke pretenduar se ishte i vetmi vend ku ai do të ishte i sigurt nga ‘posedimi’ i tij.

Fotografitë brenda kishës San Juan Evangelista treguan Xhipin të parkuar brenda së bashku me dëmet e dukshme.

Fillimisht ai kishte hasur disa kalimtarë dhe pasi i kishte përzënë ata i dha gaz makinës duke u futur me shpejtësi bë të dhe duke shk,atërruar plotësisht stolat dhe çdo gjë tjetër, fatmirësisht nuk pati vik.tima në njerëz apo të lënduar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...