Adele humbi 22 kilogramë, cilat janë sekretet e dietës SIRT

Pasi Adele rrëfeu se humbi 22 kilogramë me dietën SIRT, shumë njerëz filluan të interesoheshin për të. Sipas këngëtares ajo u dobësua duke ndjekur atë regjim strikt ushqimor pasi e urrente të ushtrohej në palestër.

Por çfarë është dieta SIRT, cilat janë ushqimet që duhet të hamë, a është e shëndetshme dhe sa e vështirë është të mbahet?

“Sirt food” janë disa ushqime që janë të pasura me sirtuinë, një lloj proteine që mbron qelizat e trupit tonë nga degradimi ose plakja. Ato luftojnë inflamacionin, përshpejtojnë metabolizmin dhe djegien e yndyrnave.

Vera e kuqe dhe çokollata e zezë (mbi 70% kakao) njihen si ushqimet më të mira të kësaj diete sepse kanë përqëndrimin më të lartë të këtyre proteinave. Megjithatë në regjimin tuaj duhet të përfshini agrumet, mollët, majdanozin, boronicën, çajin jeshil, sojë, luleshtrydhet, shafranin e Indisë, vaj ulliri, qepë të kuqe, dhe lakra.

Sipas nutricionistëve ju duhet të kufizoni gradualisht konsumin e kalorive, ku javën e parë duhet të merrni vetëm 1000 kalori dhe vetëm një vakt të pasur me proteina.

Javën pasuese ju konsumoni 1500 kalori në ditë dhe konsumoni dy vakte të pasura me ushqime si dhe dy gota lëng me jeshillëqe. Por në planin afatgjatë , dieta SIRT nuk është një regjim i shëndetshëm që duhet ndjekur pasi është shumë kufizues, megjithatë konsiderohet si pikënisja e një stili më të shëndetshëm të të ushqyerit./Opinion.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...