Grida Duma kundër Bashës: Reforma s’mund të …

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma deklaron se reforma zgjedhore nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral.

Më tej ish-deputetja Duma ngre problemin e zhdukjes së konkurrencës në politikë, fenomen që është duke e varfëruar Shqipërinë.

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhje të parakohshme në vend, padyshim që qytetarët do të votonin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, thotë Grida Duma e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24.

“Reforma nuk mund të jetë thjesht riparim i kodit elektoral. Propozimet për kodin zgjedhor janë të domosdoshme.

Bërja me dije strukturave, apo qytetarëve, është një proces i domosdoshëm.

Kam menduar dhe mendoj se reforma zgjedhore nuk mund të jetë riparim burokratik i kodit elektoral.

Liria e votës së lirë nuk është vetëm potencë në letër. Unë vijoj të besoj se në politikën shqiptare duhet të rritet konkurrenca.

Duhet t’i jepet mundësi sistemit të frymëzojë. Sado të diskutohet, një gjë është e sigurt se sot mungon; konkurrenca

A është e nevojshme të themi se çfarë ndodh brenda partive? Jo! E dinë të gjithë shqiptarët. Problemi në Shqipëri është se politika duket sikur punon për politikën, por ajo punon për ekonominë.

Nëse nuk e çojmë ujin tek konkurrenca, te përfshirja në politikë, kjo e bën shoqërinë që të motivohet dhe të prodhojë. Të prodhojnë në politikë dhe në ekonomi më pas.

Zhdukja e konkurrencës në çdo qelizë, është duke varfëruar Shqipërinë. Njerëzit që do të votojnë padyshim që e rrëzojnë Edi Ramën. Sot politika është e mbyllur, këtu po bëhen interesa dhe afera të mbyllura. Ne themi PPP, por këto janë hajdutëri, janë tendera të negociuara. Ato janë vjedhje, s’kanë as emrin e vet.

Nëse shqiptarët sot votojnë, do të votonin kundër kësaj qeveri. Ajo që i duhet politikës shqiptare është që njerëzit të vet prodhojnë. Reforma elektorale duhet të jetë frymëzuese. Ne duhet të hyjmë në këto zgjedhje për t’i fituar ato”, tha Duma.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...