Kastriot Myftaraj ‘shpërthen’ ndaj Laert Vasilit: Mbylle gojën o sharlatan

295

Diskutimi mbi konfliktin në Iran përplasi në debate në emisionin “360 Gradë” në Rtv Ora analistin Kastriot Myftaraj dhe aktorin Laert Vasili.

- PUBLICITET -

Por në fakt debati deri dhe në fyerje personale mes tyre ishte më shumë se për analizën gjeopolitike ishte për çështje ndërhyrjesh në diskutim.

Pjesë nga emisioni:

Myftaraj: O rrogëtar i kryeministrit. Ti je drejtor teatri. Turpi i diktatorit është që drejtori i teatrit të dalë në mbrojtje të tij.

Vasili: Nuk jam drejtor.

Myftaraj: Si e merr rrogën ti? Je në Durrës. Mohoni dhe rrogën që merrni.

Vasili: Të dëgjojmë përrallat.

Myftaraj: Ta vërtetoj.

Vasili: Pse të flasësh ti?

Myftaraj: Mbylle o sharlatan. Je aktor, jo analist. Po bëhet analizë politikë, kam botuar libra për Lindjen e Mesme.

Vasili: Kërko falje.

Myftaraj: Se ke vendin këtu, nuk po flitet për teatrin. I vetmi aktor teatri në botë që bën analizë politike. Edhe unë po të flas për teatrin jam sharlatan.

Marrë nga OraNews

- PUBLICITET -