Genc Prelvukaj, nuk promovon vetëm muzikë por gjithë bukuritë shqiptare

Genc Prelvukaj, prej vitesh vijon të mbetet si një ndër këngëtarët mjaft të dashur për publikun shqiptar. Ai ndër vite si në kohën kur ishte pjesë e grupit Etnon, e gjithashtu edhe në vijimin e karrierës së tij si solist, ka sjellë këngët të cilat janë kthyer në hite të një pas njëshme e shumë të dashura nga të gjitha moshat.

Ajo çka vërehet tek Genci vitet e fundit, është dëshira e tij që të promovojë vendet e ndryshme të Shqipërisë, Kosovës apo kudo që flitet shqip. Si një atdhetarë i vërtet, e këtë e dëshmon në çdo rast ku i jepet mundësia, ai sëfundmi ka publikuar projektin e tij më të ri këngën të titulluar “Shpirtin e zi”.

Kjo këngë e sjellur për fansat e tij në trajtën e baladës, mori menjëherë impaktin pozitiv ku komentet janë nga më të shumtat, në të cilat vlersohet puna e realizuar si për muzikën, textin dhe realizimin e videoklipit, i cili si çdo herë vjen nën emrin e “Black Fish Entertainment”.

Genc Prelvukaj, me dëshirën e madhe për të promovuar sa më shumë bukuritë e vendeve shqiptare, në një postim, u ka kërkuar ndjekësve të tij që ti sygjerojnë vende të tjera që ka nevojë të promovohet.

JA ÇFARË SHKRUAN EKZAKTËSISHT GENCI NË POSTIMIN E TIJ DREJTUAR FANSAVE:

Shume prej videoklipeve te mia viteve te fundit, i kam xhiruar ne vende te bukura te shqiptareve per nje arsye : promovimin e tyre dhe ngritjen e interesit tek njerezit per ti vizituar. Si artist, ne kete moment, kete gje mund te bej dhe me shume deshire vazhdoj ta bej.

Pergjate karrieres kam edhe gabimet e mia, por te pakten provoj ti shlyej ato me vepra me qellim te mire. Ne shumicen e rasteve, i kam dhene rendesi te vecante teksteve. Kam zgjedhur nje gjuhe te kuptueshme pa dalur prej origjinalitetit asnjehere.

Si artist aq sa jam i Prishtines ku kam lindur, jam edhe i Plaves, i Vlores, i Tetoves e Presheves. Mundohem ti gjej fjalet qe kuptohen kudo. Kam dhene shume shembuj gjate punes, qe nga fillimi me Etnon e deri sot.

Ne disa raste per shkak te kerkeses se tregut kam dalur nga vetja por gjithnje me nje qellim te mire diku. Ne gjithe keto vite kam pasur mbeshtetjen tuaj dhe i jam i nderuar qe e kam edhe sot.

Kete gje ma deshmuat edhe ne rastin e publikimit te kenges se fundit. Te kthehemi edhe njehere tek xhirimet.

Secili prej jush, qe mendon se nje vend i tokes tone te bukur, ka nevoje te promovohet, me sugjeroni dhe me ndihmoni me ide ne realizim. Per fund, e ndaj me ju edhe njehere materialin me te ri. Shpirtin e zi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...