Fatmir Mediu jep alarmin: Duhet të jemi të përgatitur

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu duke u bazuar në deklaratën e Barbero, i cili tha se “çdo mik i SHBA-ve, konsiderohet si një shënjestër e Iranit”, tha se duhet të jemi të përgatitur.

“Gjithë kjo që ndodh në Amerikë tregon funksionimin e një shteti. Edhe në Shqipëri ka nëvojë për ndërveprim institucional. Ne kemi një prezencë të madhe të rezistencës iraniane në Shqipëri dhe kjo është parë gjithnjë si rrezik nga Irani. Për këtë arsye është përzënë edhe ambasadori, pra do të thotë që kemi qenë tagër edhe më përpara”, tha Mediu në ABC news.

I pyetur nga gazetari nëse e lidhte me Shqiperinë deklaratën e tij udhëheqësi suprem i Iranit, kreu i republikanëve e aprovoi një gjë të tillë.

“Absolutisht, tha një vend i vogël. Ne nuk jemi si Amerika, por nuk do të thotë që nuk mund t’i kemi strukturat formale. Ne duhet të ndërtojmë një strukturë ndërvepruese që të paktën të mimizojmë efektet e një goditje të mundshme. Këtu nuk duhet të ndahemi, por duhet të jemi në një zë. Ka ardhur koha që duhet ti mendojmë disa gjëra seriozisht. E dëgjova kryeministrin që tha ne na mbron NATO. Ne nuk mund të mendojmë këtë, që nuk na sulmojnë se jemi në NATO”, tha ai, teksa shtoi se as SHBA nuk e ka luksin të injorojë një deklaratë të tillë nga Ali Khmanei.

“As Amerika nuk e ka luksin për të injoruar një veprim të tillë. E para shërbimet tona duhet të bëjnë një analizë të thellë. Ka disa veprime që kryhen. Ne duhet të jemi të përgatitur. Çështja është e analizës së këtij informacioni. Djalli fshihet në detaje. Duhet t’i vlerësojnë informacionet që vijnë”, deklaroi Mediu.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...