HYRJELAJMESHOWBIZZyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti i Rudinës: Le të shkojë...

Zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti i Rudinës: Le të shkojë gjithçka në djall!

Moderatorja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj zyrtarizoi lidhjen e saj të dashurisë me ish-deputetin dhe biznesmenin, Mark Frroku.

Dembacaj postoi disa foto krah ish-deputetit në llogarinë e saj në Instagra, ku shkruante:

E di qe e donit te gjithe,por e kam per vete…exluziven ? Per te gjithe ju dashamires dhe jo,e dua si partner ne jete dhe ne biznes… Vit te mbare, me shume dashuri Mark dhe Rudi!”
Lidhje mes Dembacajt dhe Frrokut kishte muaj që përflitej në mediat rozë, por vetëm dje u pranua publikisht nga moderatorja.

Vetëm pak orë pasi moderatorja bëri publike lidhjen e saj me ish-deputetin, ka ardhur reagimi i ish-bashkëshortit të saj, Aleks Varfaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksi ka publikuar një shprehje, ku shkruhet:

Një ditë do them le të shkojë gjithçka në djall dhe do lë djajtë ta luajnë lojën”.
Kujtojmë këtu që Rudina dhe Aleksi u ndanë disa muaj më parë. Ata janë prindër të një vajze 3-vjeçare.

TE TJERA

spot_img