Sikleti i Cakajt krah Ramës në Vjenë, ministri struket në kolltukun e zi, me duart mbi gjunjë s’i ndihet zëri

Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj është shfaqur krejtësisht në siklet krah kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit vizitoi zyrat e OSBE-së në Vjenë.

Në shumë momente të videos së publikuar nga vetë kryeministri Rama në Facebook, Cakaj shihet i strukur. Me duar mbi gjunjë, ministri qëndron i mbledhur dhe i heshtur gjatë gjithë kohës.

S’dimë të themi se çfarë mund ta ketë shkaktuar sikletin e Cakajt gjatë kësaj viizte, por ministri ndoshta mund të ndihet inferior për pozitën e Ramës në kryesinë e OSBE-së.

Gent Cakaj është ministër i jashtëm në detyrë, ndërsa ligjërisht këtë pozicion e mban vetë kryeministri Edi Rama. Kjo erdhi pasi Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi Cakajn për këtë post. Për këtë arsye Rama e mori vetë këtë post dhe ja delegoi detyrat Cakajt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...