Hapin valixhet e shqiptarëve, doganierët amerikanë gjejnë brenda sallam dhe presh

Shqiptarët njihen shpesh për gjetjet e tyre.

Secilit prej jush ju ka ndodhur që sa herë udhëtoni drejt të afërmve tuaj jashtë, valixhja juaj në vend të rrobave mbushet me ushqime “Made in Albania”, edhe pse e ndaluar.

Një histori e tillë ka ndodhur edhe me dy shqiptarë që udhëtonin drejt ShBA-së.

Autoritetet doganore në Aeroportin e Filadelfias në SHBA, përmes një qeni detektor zbuluan 14 kg produkte ushqimore të ndaluara në valixhen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur me 16 dhjetor të vitit të lamë pas, por është publikuar vetëm sot, 6 janar 2020.

Në valixhen që u përkiste dy udhëtarëve shqiptarë u gjetën mish i papërpunuar, kremviçe, presh, plënc dhe gështenja. Specialistët gjetën në mesin e gështenjave edhe dy insekte të gjalla.

Autoritetet i sekuestruan ushqimet dhe i lanë udhëtarët që të vazhdojnë vizitën e tyre në Filadelfia. Të gjithë gjërat e sekuestruara u shkatërruan.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Mohoi se ishte dhunuar, zbardhet dosja e Rezart Veleshnjës, aktori u grushtua nga një punonjës pastiçerie për parkimin

Aktori i njohur i “Portokallisë”, Rezart Veleshnja është konfliktuar...

Ori Nebiaj është deputete tani, Arjan Konomi: Ti je e ndershme, e di që do të…

Ori Nebijaj mbylli eksperiencën e saj në “Përputhen” dhe...