Alketa Vejsiu në hapat e “Vipave të Bllokut”, i sulet me ofendime Xhemi Shehut: Xhemile, e qan rolin e ‘Gagaçes’, mos u merr me humorin se të konkuroj në prezantim

Moderatorja Alketa Vejsiu ka vendosur që të marrë hak, disa ditë pasi u imitua publikisht për faktin që u ndërrua disa herë gjatë prezantimit të Festivalit të RTSh-së. ishte pikërisht Xhemi Shehu, ajo që në një video të publikuar në Instagram, bisedonte me humor me Salsano Rrapin se duhet të ndërrohej më shpesh.

Por, Vejsiut, kjo gjë nuk i ka pëlqyer e cila me anë të mediat që zotëron, revistën “Class”, ka sulmuar sot Xhemi Shehun. Në një status në profilin zyrtar të revistës në Instagram, Vejsiu ka hapur arkivat dhe ka publikuar një foto të vjetër të Xhemi Shehut, ku kjo e fundit shihet brune dhe me flokët me rrica.

Krahas fotos, njësoj si faqja që demaskon VIP-at, Alketa Vejsiu ka nisur të bëjë krahasimin e Xhemit, se si dukej para shumë vitesh duke e krahasuar me Xhemin e sotëm që është bionde (jo se vetë Vejsiu nuk ka ndryshuar). Gjithsesi, Alketa ka preferuar të ndalet edhe tek emri i koleges së saj, Xhemit, që për së gjati quhet Xhemile dhe shprehet se i shkon shumë ky emër. Vejsiu, me nota ironie shkruan edhe se Xhemi e qan rolin e “Gagacces”, rol të cilin e ka luajtur Rrapi ne “Portokalli”. Madje, prezantuesja e këshillon Xhemin që të përqëndrohet në rolin e moderimit, pasi sipas saj e konkuron vetë në këtë fushë.

Reagimi i plotë në statusin e Revista Class: Në arkivat e revistës ndjemë nostalgji për bukuroshen e ekranit! Mendojmë që tre gjera i shkojnë Xhemit!

1. Me këto flokët me rrica duket shumë kinge! Gjithmonë e bukur Xhemi!

2. Pseudonimi “Xhemile” i shkon shumë Xhemës tonë!

3. Edhe si aktore humori mund të fitonte një kupë në “Golden Globes”! Nuk është keq me humorin edhe pse në hapat e parë të karrierës! Më mirë se në prezantim madje! Në prezantim ka rivale të forta kështu që i sugjerojmë të merret seriozisht me karrierën e aktores së humorit! Ka të dhëna të mira aty!

Me ndihmën e Salsanos rolin e “Gagaçes” do ta qante! Postimi është plotësisht dashamirës! Xhemin Xhan! Juve si ju duket më mirë ? Dikur apo Sot?

Xhemi Shehu e imitoi vërtet Alketa Vejsiun me anë të një videoje të publikuar në Instagram, ku teksa bisedonte me Salsano Rapin, dëgjonte të thoshte se duhet të ndërrohej çdo 20 minuta se ndryshe s’kishte kuptim. Të njëjtën gjë bëri edhe Marina Vjollca. Natën e ndërrimit të viteve, gjatë puntatës së fundit të vitit 2019 të “Klanifornia”, Marina ironizonte faktin që duhet të ndërrohej më shpesh ose që duhet të këndonte edhe ajo me të ftuarit.

Alketa Vejsiu prezantoi festivalin e 58 të RTSh-së, dhe ajo që ra më shumë në sy ishte fakti që ajo ndërroi tetë fustane gjatë natës dhe këndoi disa herë. Këto u komentuan nga shumë opinionistë me ironi dhe koleget e saj nuk e kursyen. Për festivalin e këtij viti, Dosja.al bëri edhe njjë shënim me gjithçka që çaloi dhe nuk shkonte në atë skenë që u kthye në personalen e Alketa Vejsiut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...