Zbuloni lulen më të madhe në botë, arsyeja pse e quajnë ‘Kufomë’

Lulet janë një pasuri e madhe e natyrës, të cilat të falin kënaqësi të papërshkrueshme që nga aroma e deri tek bukuria e modeleve apo ngjyrave. Por lulja më e madh enë botë ka një aromë krejt tjetër, mban aromën e mishit të kalbur.

 

Rafflesia Arnoldii u zbulua në vitin 1818 në Indonezi. Kur e deëgjon për herë të parë të duket si emrë njeriu dhe kjo erdhi pasi iu vendos emri i Xhozef Arnoldi dhe shoku i tij i ekspeditës, Tomas Stamford Raflesi, dy personave që e zbuluan.

 

Rafflesia Arnoldii ka një diametër deri në rreth 1 metër, afërsisht sa një rrotë autobusi dhe mund të peshojë rreth 10 kilogramë. Lulja përbëhet ka pesë petale të trasha, të tulta, me ngjyrë të trëndafiltë në kafe, plot me njolla të çelëta të vogla.

 

Petalet përfundojnë në një zgavër të madhe e cila ngjason si kusi që mund të mbajë deri në disa litra ujë. Raflesia mban një erë të keqe, si era e një kafshe të dekompozuar dhe për këtë motiv quhet ‘lulja kufomë’ ose ‘zambaku kufomëkutërbues’.

 

Përvec erës së veçantë, ajo jeton vetëm pak ditë sepse vyshket e zë të kalbet, duke lënë pas një masë veshtullore të zezë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...