Nëna me 3 fëmijë të mitur: Le të vijë Rama të rrijë në çadër…

Bora Pera tregon se prej 3 4 ditësh ka fryrë ere e fortë që ka rrëzuar çadrën. Ajo bashkë me 3 fëmijët 10 vjeç 4 vjeç dhe 7 muajsh bashkëshortin dhe vjehërrit e moshuar kanë qendruar në çadër që nga termeti i 26 nëntorit.

 

Por ditët e fundit çadra ka rënë dhe ata janë detyruar të hyjnë në banesën e rrënuar tjegullat e së cilës rrezikojnë ti zënë brenda nga momenti në moment. Gjithë natën jam pa gjumë me dy orë gjumë.

 

I kam mbuluar fëmijët me 3 jorganë me mendimin se po ranë tjegullat të mos u bien në kokë fëmijëve. Kemi shkuar në bashki por nuk na japim bonus qiraje. Këtë e thotë edhe Kryeministri Edi Rama që ska bonus për ne që jetojmë në fshat.

 

A ka fëmijë vetë ai a logjikojnë këta njerëz a janë normalë? Si mundet që fëmija i vogël të qendrojë në çadër? Kush mban përgjegjësi për ne? Zoti Rama që thotë rri në çadër të vijë vetë të rrijë në çadër shprehet ajo e revoltuar.

TE TJERA