Kush u verbua në TOP? Albana Osmani hedh kunja për VIP-et: S’më bëjnë like prej inotit, unë jam besnike e ‘shpisë’

Ish-moderatorja e Top Channel, Alba osmani është treguar pak ironike me koleget e saj, që janë gjithashtu të njohura në botën e shëbizit. E shkëputur tashmë nga televizioni, për të cilin shprehet se ka qenë besnike deri në ditën e fudnit, Omsani tregon se VIP-et nuk i shikon fare, pasi ato nuk i bëjnë ‘like’ nga inati.

 

Me nota humori, Albana, nëpërmjet disa statuseve në Instastory, lë të nënkuptohet se po thumbon koleget e saj pasradhëse në Top, teksa shkruan se edhe dikush në atë televizion është ‘verbuar’ prej tyre.

 

Këto mendime, Albana i ka shprehur teksa u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, nëpërmjet rubrikës ‘Ask me’.

 

“Çfarë mendojnë VIP-at, vajzat e tjera ku shirkojnë sharmin që ti ke,”- pyet një prej tyre.

 

“Nuk bëjnë like prej inotit, hahaha bëj shaka. Nuk kam parë cfarë kanë menduar se shumicnë e kohës s’i shikoj fare se s’kam kohë,’– përgjigjet Osmani.

 

“Pse rri kaq larg ekraneve në një kohë kur ka shumë shqiptarë që duan të të shikojnë?”- pyet një tjetër.

 

“Ky ishte sezoni që unë zyrtarisht nuk i përkisja asnjë TV me kontratë. Jam njeri që i ccoj gjërat deri në fund, kështu deri në fund i isha besnike edhe shpisë ku isha,”- përgjigjet moderatorja ndër të tjera.

 

“Je e vetmja që i dhë rrezi dielli TOP-it për shumë vite që e zbukurije ekranin televiziv,”_ vijon një tjetër.

 

“Ashtu mendoj dhe unë, derisa dikush u verbua ishte krejtësisht reciproke,”– shkruan Albana.

 

Me kë ta ketë vallë prezantuesja? Moderatorja Albana Osmani u largua nga Top-Channel pas 15 viteve, gjatë të cilave kishte ndërtuar karrierën e saj televizive. Vetë moderatorja u uroi suksese kolegëve të saj, ndërsa Prive.al shkroi se Osmani ishte e detyruar të largihej pasi kishte mbetur pa program për shkak të prezantueseve të reja. “Po, Albana është detyruar të largohet pas pakënaqësive të shumta. Përkundër faktit se është një prej ikonave të TOP-it, që prej verës së vitit të kaluar, ajo kishte ngelur pa asnjë program për ta prezantuar ndërsa ka prezantuese të reja që po i udhëheqin 2-3 formate paralelisht. Tashmë, nga televizioni nuk përkrahet as fushata “Ti je një luledielli” dhe i kanë hequr reklamën e fondacionit nga transmetimi,”- shkruante Prive, në muajin korrik të vitit të kaluar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...