Nisin reshjet e borës, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione zyrtare mbi situatën në disa akse rrugore pasi në disa zona kanë nisur reshjet e borës. ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, si dhe të vendosin goma dimërore dhe zinxhirë.

SITUATA

Rajoni Verior
?Reshjet e borës kanë filluar të lehta në Tropojë Dibër dhe Fushë Arrëz-Kukës ❄️ por pa sjellë probleme për qarkullimin.
Kompania e mirëmbajtjes ka bërë trajtimin me kripë ? dhe është në terren me mjete e punëtorë ?? nuk ka probleme në qarkullim.

Rajoni Qendror
?Ka pasur reshje bore në Steblevë, është bërë pastrimi i rrugës dhe trajtimi me kripë, nuk ka probleme me qarkullimin.

Rajoni Jugor
?Kanë filluar reshjet e dëbores me intensitet të ulët në segmentet e mëposhtëme:
– Qafë Thanë-Korçë-Kapshticë
– Qafë e Qarrit-Korçë-Ersekë
– Boboshticë-Dardhë
– Korçë-Voskopojë
– Zëmblak-Goricë.

Në të gjitha segmentet qarkullohet pa zinxhirë ✅
?Kontraktorët janë në terren dhe në gadishmëri për çdo situate, me qëllim sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjitha akset.

⚠️Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale.
#UdhëtoniTëSigut
#RrugëtKombëtare
#PërShqipërinëQëDuam

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...