Ishin në gjumë ndërsa u zgjuan të tronditur nga shpërthimi, ja çfarë ndodhi në Grudë të Re të Shkodrës

Vetem pak ore pasi ndodhi shperthimi i fuqishem ne banesen e shefit te policise ne Shkoder, nje tjeter shperthim i forte ka tronditur fshatin Grudë e Re.

Raportohet se shperthimi ndodhi tek banesa e shtetasit Kolë Bungaja. Familja Bungaja sipas burimeve ndodhej në gjumë kur ka ndodhur rreth orës 1:40 minuta ndërsa shpërthimi është dëgjuar deri në qytetin e Shkodrës.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar në njerëz ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Sasia e eksplozivit është hedhur në portën hyrëse dhe autorët janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë familja Bungaja pasi ka parë këtë shpërthim të fuqishëm ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës.

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Familja Bungaja nuk ka një dyshim përse ka ndodhur kjo ngjarje ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Policia nuk ka autor të dyshuar as për këtë ngjarje ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Brenda një nate policia e Shkodrës dhe ekspertët u ndanë në dy grupe për shkak të dy ngjarjeve të ndodhura brenda 4 orëve.

/marre nga shkodra web/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...