SHKODËR, MBI 200 SHPENDË TË EGËR GJENDEN TË NGORDHUR

Në më pak se 24 orë rreth 200 shpend të egër janë gjetur të ngordhur në vende të ndryshme në qytetin e Shkodrës.

Kryesisht janë evidentuar poshtë pemëve të lartë në zona të ndryshme. Lloji i shpendëve të ngordhura janë kumri. Një numër i konsiderueshëm është gjetur në oborrin e spitalit rajonal të Shkodrës, një pjesë tjetër në Rus në afërsi të shkollës “Skenderbeg” por edhe disa vende të tjera.

Pas evidentimit nga qytetarë dhe të apasionuar pas shpendëve, është njoftuar sektori veterinar pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë. Përgjegjësi veterinar i komanduar Blerim Ullini tregon se numri i konsiderueshëm i shpendëve që janë gjetur të ngordhur është asgjesuar

Këta shpend të ngordhur për të cilët do bëhen analizat për të nxjerrët shkaqet nuk përbëjnë një rrezik për shëndetin e popullatës shprehet përgjegjësi i sektorit veterinar Blerim Ullini.

Qytetarët në rast se këo ditë evidentojnë shpend të ngordhur në rrugë ose lulishte të ndryshme duhet që të njoftojnë strukturat përkatëse dhe jo t’i prekin me duar siç ndodh zakonisht.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti se ngordhja e shpendëve të egër ka vijuar në Shkodër këto ditë pa ndërprerje ndërsa tashmë do të priten rezultatet e analizave për të nxjerrë shkaqet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...