Kapet pas 5 vitesh 27-vjeçari që shkëmbeu zjarr me policinë në Lazarat

Një 27-vjeçar nga fshati Lazarat është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi ishte dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për disa vepra penale.

I riu është dënuar pas aksionit të bujshëm policor në qershor të vitit 2014, ku pati dhe shkëmbim zjarri mes trafikantëve të Lazaratit dhe forcave të policisë.

Mbi të riun me iniciale E. S., rëndojnë akuzat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Policia ekzekuton urdhrin e ndalimit ndaj 27 vjeçarit nga Lazarati për veprat penale “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër në bazë të Urdhrit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë bënë ndalimin e shtetasit E.S, 27 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal Nr.42 të datës 21.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik‘’, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Armëmbajtje pa leje”.

(Ngjarja e ndodhur në qershor të vitit 2014, gjatë operacionit në fshatin Lazarat).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...