Puthje e përqafime, por ç’po ndodh mes tyre? Detajet nga takimi i Florit dhe Libertës që nuk mund të mos na binin në sy!

396

Rreth dy vite më parë, mediat rozë zienin nga lajmet e një lidhjeje mes kantautorit Flori Mumajesi e moderatores Liberta Spahiu.

Por ndonëse zërat qarkulluan për një kohë të gjatë që prej zhvendosjes së Mumajesit në Prishtinë, dyshja u tregua tërësisht hermetike në lidhje me këtë çështje dhe e vetmja gjë që doli në dritë ishte një video nga një club ku Flori uronte Libertën për ditëlindje duke i thënë: “Jam me fat që të kam pranë!”.

Dy vite më pas, pas zërave për ndarje e lidhje të reja të Florit (kujto Kejsi Tola, një thashethem jo shumë i besueshëm për Fifin, e së fundmi Jonida Maliqi), në edicionin festiv të “Prive Reality” , dyshja shfaqet për herë të parë së bashku.

E për çudinë tonë, duket sikur asgjë s’ka ndodhur. Në emisionin që zhvillohet në formën e një reality shoë të drejtuar nga Liberta, Flori shfaqet si i ftuar special që vjen pa pritur e pa kujtuar.

Ai së bashku me Libertën puthen e përqafohen me përzemërsisht gati si miq të vjetër… por siç mund të merret me mend, e tëra kjo duket disi e vështirë për t’u besuar. Kjo falë dy momenteve:

Së pari, një shprehi gati e trishtë shfaqet në fytyrën e Florit dhe sidomos të Libertës në momentin që janë të kapur për qafe teksa kërcejnë e këndojnë vargjet “Kjo shoqni na mblodhi sonte nuk e di për ndarjen tonë…” të Shkurte Gashit që gjithashtu ishte pjesë e festës.

Së dyti, teksa po bëheshin gati të mbyllnin emisionin dhe Flori u shpreh se nuk donte të kujtonte gjëra të trishta, Liberta duke qeshur shprehet:

“Kemi shumë për të thënë, por nuk preferojmë!”

Pra nga ajo që na lënë të kuptojmë, Flori dhe Liberta me shumë gjasa i kanë vënë një gur sipër të shkuarës, e tashmë vijojnë të jenë sërish miq. Megjithatë, diçka të sigurt nuk do ta dimë asnjëherë për sa kohë të dy ata do të vijojnë të heshtin për historinë e tyre.