Makina merr flakë papritur në ecje, shpëton për mrekulli familja dhe shtatë vjeçari…

Një çift bashkëshortësh me fëmijën shtatë vjeç kanë shpëtuar për mrekulli sot pa dëmtime pasi makina me të cilën ata udhëtonin ka marrë flakë në ecje e sipër afër Pazarit të Vjetër në qytetin e Korçës.

Dyshohet paraprakisht për një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë shkaktuar zjarrin në automjetin tip ‘Volkswagen’ ngjyrë gri.

Drejtuesi i automjetit është shprehur pas ngjarjes:

”Nuk ndjemë asgjë vetëm kur mori flakë. Isha unë bashkë me gruan dhe fëmijën e vogël. Dolëm në kohë. Dyshohet se mori flakë prej një shkëndije elektrike.”

TE TJERA

spot_img