Demokratët në zi, ndahet papritur nga jeta ish-deputeti i PD-së

Është ndarë përpara kohe nga jeta në moshën 50-vjeçare pas një sëmundje të rëndë ish-deputeti i PD-së, Ali Gripshi.

Burime bëjnë me dije se ai ndërroi jetë të Premten pasdite duke mos arritur t’ia dilte ndaj sëmundjes së rëndë. Gripshi ka qenë nga deputetët më aktivë të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit në vitet e para të Demokracisë.

Gripshi ka qenë në periudha të ndryshme një nga drejtuesit kryesor në institucionet lokale dhe deri para disa kohësh ka mbajtur edhe postin e sekretarit të degës së PD për Peqinin.

Ai mbante edhe titullin “Qytetar Nderi” i Peqinit.

TE TJERA

spot_img