Sa kohë duhet t’i ruajmë ushqimet që mbeten nga festat?

Frigoriferi i tejmbushur i datës 1 janar, është pamje e njohur për të gjithë. Disa rudhin buzët që janë të detyruar të konsumojnë sërish ushqimin e mëparshëm, të tjerë, I gëzohen edhe më kur hanë pikërisht pas përzierjes së aromave të datës 31.

 

Por, sa kohë më pas gatimit, është e shëndetshme të konsumohen këto ushqime? Helmimi prej mishit të gjelit apo pulës së detit është I njohur. Së pari, nuk duhet të fusni asnjë ushqim në frigorifer ndërsa është ende I ngrohtë, kjo zhvillon bakteret te ushqimi e më pas sjell dëme te ju. E mira është të konsumohet jo për më gjatë se tri ditë pasi është gatuar dhe nuk duhet të qëndrojë në temperaturë mbi 8 gradë.

 

Perimet, nëse ruhen në vaj ulliri, mudn të rezistojnë edhe për 5-6 ditë. Salcat mund të konsumohen për një kohë të gjatë pas përgatitjes por të vëmendshëm duhet të jeni sidomos me mishërat.

TE TJERA