2020 nis me lëkundje të forta nga tërmeti, ja ku ishte epiqendra

721

Viti i Ri ka nisur me një lëkundje të fortë sizmike ku në bazë të të dhënave të faqes evropiane EMSC, në orët e para të mëngjesit të sotëm një tërmet me magnitudë 4.2 ballë ka lëkundur Durrësin ndërsa epiqendra ka qenë në Detin Adriatik.

- PUBLICITET -

Tërmeti është ndjerë në orën 03:53 të mëngjesit të sotëm, ndërsa kishte një thellësi rreth 10 km, me largësi rreth 27 km në Veri Perëndim të Durrësit.

Prej më shumë se një muaji, që pas tërmetit të 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur, lëkundjet në vendin tonë kanë qenë pothuajse të vazhdushme por me forcë relativisht të ulët duke përjashtuar raste të rralla kur i ka kaluar 5 ballë.

Ky i sotmi është i pari për vitin 2020, ndërsa nuk është rapotuar për shkaktimin e ndonjë dëmi.

Marre nga Fax Web

https://www.faxweb.al/2020-nis-me-lekundje-te-forta-nga-termeti-ja-ku-ishte-epiqendra/

- PUBLICITET -