Vajza katër vjeçare emocionohet nga dhurata që merr për festat

Një vajzë e vogël nga Florida ka mbetur plotësisht e emocionuar pasi ka marrë jo një po katër shishe mustarde dhuratë për Krishtlindje dhe duke qenë shumë e dhënë pas saj ka mbetur shumë e gëzuar.

Kur katër vjeçarja Paisle hapi një kuti të mbështjellë nga Amazon në Ditën e Krishtlindjes dhe zbuloi katër shishe mustardë të verdhë me vlerë nga Walmart.

 

Por dhurata nuk ishte një shaka: Paislee në të vërtetë e do shumë mustardën dhe ishte shumë e lumtur që po merrte një dhuratë të tillë bërë nga nëna e saj.

Videoja e regjistruar nga mamaja e saj Annmarie Lent tregon se ajo heq këpucën e saj të Krishtlindjeve dhe hap kutinë.

‘Oh Zoti im!’ thotë. ‘Santa më dha mustardë?’ dhe reagon me shumë entuziazëm.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img