Moderatorja njofton mes lotësh largimin nga emisioni

230

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari ka njoftuar mes lotësh largimin nga programi që drejtoi këtë sezon televiziv “Ora e Tiranës”.

- PUBLICITET -

 

Fjoralba falenderoi ka falenderuar stafin e programit dhe është shprehur se nuk do ta drejtojë më për shkak të angazhimeve të tjera. Moderatorja tregoi se ky program do të vazhdojë, por jo më nën drejtimin e saj.

 

“Kemi mbërritur në fund dhe unë do ndaj një lajm me ju. Nuk do të jem më pjesë e Orës së Tiranës për shkak të angazhimeve që do të kem vitin e ardhshëm. Por nuk mund të iki pa falenderuar të gjithë stafin e programit dhe të gjithë ju që na keni ndjekur”, u shpreh Fjoralba e përlotur. Jam pak e emocionuar. Së bashku do të ndahemi këtu, por rrugëtimi i Orës së Tiranës vazhdon sepse ora e një qyteti të madh si Tirana nuk ndalon kurrë. Gëzuar festat dhe qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë shqiptarët”, përfundoi Fjoralba.

 

Kujtojmë që pak ditë më parë Fjoralba zbuloi se vitin e ardhshëm do të realizojë albumin e saj të parë muzikor, producent i të cilit do të jetë MC Kresha.

- PUBLICITET -