Rama pranon dështimin, gënjeva, nuk i mbajta premtimet

Kryeministri Edi Rama në një videolive në rrjetet sociale, ka pranuar dështimin e tij dhe të qeverisë që drejton vetë.

 

Kreu i qeverisë e tha hapur se ka gabuar dhe se nuk i ka mbajtur të gjitha premtimet ndonëse ka bërë shumë propagandë.

 

“Nuk jam i rënë nga qielli, nuk kam menduar ndonjëherë se jam pa të meta, përkundrazi kam më shumë se ju, ndoshta sepse jam i gjatë. Nuk më ka thënë mendja se jam i pagabueshëm, përkundrazi jam më i gabueshëm se ju. Jo të gjitha gjërat që kam premtuar i kam mbajtur në kohë, kam dhe një premtim që nuk e kam mbajtur akoma”, theksoi kryeministri, teksa tentoi të justifikohet për dështimin.

 

Para se të pranonte se ka gënjyer, kryeministri i kërkoi shqiptarëve që ta shikonin në sy, një taktikë kjo për t’ju shmangur përgjegjësisë.

 

Të gjithë e dimë se asgjë nuk mund ta justifikojë mos mbajtjen e premtimeve të Edi Ramës për popullin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...